ZGJIDH QENDRIMIN

Check-in
Check-out

Mirsevini në Art Hotel

SARAJEVO ART HOTEL LUKSOZ ME 4 YJE I LOKALIZUAR NË ZEMËR TË TIRANËS

Hotel I lokalizuar në zemër të Tiranës tek Rruga e Kavajës Nr.96/2 me një largësi prej 800m nga Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar ,në afërsi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ish-Bllokut zonën më të preferuar në kryeqytet është një ndërtim i ri për sa I përket fushës së hotelerisë n Tiranë.

Ju ofrojmë një frymë bashkëkohore me një stil ndërtues midis klasicizmit dhe modernizmit ku të gjitha elementet të çojnë brenda një ambienti shumë komod dhe relaksues ku ndërthyren tiparet e mikpritjes shqiptare me atë boshnjake, kjo e bën hotelin një zgjedhje të mirë si për biznes ashtu edhe për turizëm.

Art Hotel ka 15 dhoma ku 2 prej tyre janë suita superiore dhe 1 Junior, duke listuar edhe dhomat e tjera sipas tipologjisë Standard Single Room, Standard Twin Room, Standard Double Room dhe Deluxe Room ku kemi ideuar t’ua bëjmë qëndrimin tuaj sa më të rehatshëm dhe t’ju përgjigjemi me çdo kusht bashkëkohor kërkesave tuaja. Të gjitha dhomat janë të pajisura me një minibar, tualet personal, dritare ose ballkon, ujë të ngrohtë 24h, Air Conditioned, flat-screen TV, free WiFi 24h, telefon personal për të na paraqitur çdo kërkesë në çdo orë ku të gjitha katet lidhen ndërmjet tyre me shkallë edhe me ashensor. Në strukturën tonë ndodhet një bar ku mund të konsumoni kafen tuaj ose diçka tjetër gjithashtu edhe nje restorant me një kuzhinë të sofistikuar që mund t’ju përgjigjet të gjitha shijeve tuaja me një staf kuzhine me eksperiencë shumëvjeçare europiane. Përveç këtyre shërbimeve kemi ideuar dhe një sallë konferencash me kapacitet për 40 persona ku mund t’i vijmë në ndihmë biznesit tuaj për të prezantuar ide të reja,trajnime dhe çfarëdo kominikimi zyrtar në nevojën tuaj ku përfshihet edhe coffee break. Transporti juaj nga aeroporti Nënë Tereza në drejtim të hotelit tonë është një shërbim që ofrohet nga ne.

Çdo detaj është menduar që ti shërbejë rehatisë tuaj me një staf të kalifikuar dhe shumë bashkëpunues.

Strukturat

Lounge Bar

Në strukturën tonë kemi ideuar një Lounge Bar duke ndërthurur qetësinë, cilësinë e produkteve dhe shërbimeve ku me kënaqësi mund të shijoni një kafe apo të organizoni kokteilet e ditëve tuaja të veçanta.

Restorant

Krejt në privatësi, atmosferë e qetë , kuzhinë mesdhetare mund të shijoni darkat apo drekat tuaja. Tek ne do të gjeni të gjitha kushtet e nevojshme për një vakt me miqtë apo festa të ndryshme.

Salla e Konferencave dhe Takimeve

Ofrojmë një ambient të këndshëm dhe të përshtatshëm për t'i ardhur në ndihmë biznesit tuaj në prezantime idesh apo takime produktive duke ju sjellë një sallë të modifikueshme në sallë mbledhjesh apo konference. Arrijmë të akomodojme 50 persona dhe me çmim promocional duke përfshirë edhe coffee break.

Copyright © 2024 Art Hotel Tirana
Website created with ericsoft